Basha i kërkon ndihmë Ramës/ Garda i jep edhe tre roje shtesë (EMRAT)

Lulzim Basha është në panik. 

Mësohet se deputeti i ka kërkuar ndihmë Edi Ramës me pretendimin se i rrezikohet jeta. 

Kërkesa e Bashës për kryeministrin është bërë pak orë nga mbajtja e Referendumit për ratifikimin e shkarkimit të tij nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. 

Burimet bëjnë të ditur se pas kërkesës së deputetit Basha, Garda, me urdhër të Edi Ramës, i ka shtuar tre efektivë në përbërje të eskortës. 

Gardistët që i janë shtuar Bashës për ta ruajtur janë Jaho Bodini, Ndriçim Belaj dhe Fatjon Profka. 

Nuk është e qartë se nga çfarë i rrezikohet jeta Bashës. 

Kujtojmë që Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit e shkarkoi Lulzim Bashën nga kryetar i PD. 

Vendimi i shkarkimit të Bashës do të hidhet nesër në Referendumin e anëtarësisë ku edhe do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e Partisë Demokratike.