‘Falsifikimi i firmës së nënkryetarit të PD dega 9’/ Garo: Kushedi çfarë bëhet me të tjerët...

Nënkryetari i Degës 9 Hasan Cani ka denoncuar publikisht falsifikimin e firmës së tij nga Basha dhe Bardhi, duke theksuar se nuk ka firmosur për prezencë në mitingun e thirrur nga kjo dyshe.

Unë përgenjeshtroj dhe deklaroj publikisht se nuk i kam shprehur asnjëhere dhe askujt dëshirën për të marre pjese në këtë miting dhe as kam firmosur formulare për këtë qëllim.

Prandaj i kërkoj Bardhit dhe Zhupës të bejnë publike formularin qe sipas tyre eshte nenshkruar nga une dhe mban firmen time.

Përdorimi i emrit tim pa marrë më parë pëlqimin prej meje përbën shkeljen e të drejtave themelore të njeriut’, shkruan Hasan Cani në Facebook.  

Pas këtij denoncimi ka reaguar edhe drejtoresha e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit Florjana Garo e cila ka theksuar se kur ky falsifikim i ndodh nënkryetarit të degës, kushedi së çfarë bëhet me të tjerët.

Postimi i plotë i Florjana Garos:

Kur edhe Nen Kryetarit te Deges 9 i lexohet emri si´delegat’ i anti kuvendit te Lulzim Bashes, nderkohe qe nuk ka firmosur, kushedi cfare behet me te tjeret…