VIDEO/ Manolas kthehet në shtëpi, tifozët e Olimpiakos i rezervojnë pritje madhështore

Kostas Manolas ka lënë zyrtarisht Napolin për t’iu bashkuar Olimpiakosit, skuadër ku rikthehet pas gati 7 vitesh.

Kjo ishte një lëvizje e papritur e mbrojtësit grek teksa në kulmin e karrierës së tij, në moshën 30-vjeçare ka bërë një prapakthehu në karrierë ku nga Seria A, një nga 5 ligat më të forta të Europës dhe botës ai do të aktivizohet aty ku nisi karrierën, në vendlindjen e tij në shtetin helen.

Ajo që bie më shumë në sy është pritja si “mbret” që i kanë rezervuar tifozët e Olimpiakosit mbrojtësit që rikthehet pas gati 7 vitesh në shtëpinë e tij.

Përveç Napolit dhe skuadrës bardhëkuqe, Manolas gjithashtu është aktivizuar edhe me fanellat e AEK-ut të Athinës, Thrasivulos dhe Panaksiakosit.