Kanye West planifikon të kryejë një akt bamirësie, duke u kthyer në 'një të pastrehë për një vit'

Kanye West synon të ndihmojë popullsinë e pastrehë të Los Angeles duke ofruar ushqim, strehim, arsim dhe punë.

Rreperi po punon me një numër organizatash bamirëse për të lehtësuar të pastrehët në Los Angeles, sipas “TMZ".

Nga ana tjetër, ka në plan të jetë vetë “i pastrehë për një vit”.  44-vjeçarit i lindi dëshira për të qenë i pastrehë sepse “sundimi kapitalist” po vret shoqërinë. Ai u shpreh se po planifikon t’i kthejë të gjitha shtëpitë në kisha, të cilat do të veprojnë si  jetimore dhe do të jenë një vend ku çdokush mund të shkojë.

Reperi u takua me CEO të “Los Angeles Mission”, Reverend Troy Vaughn, si dhe me organizata të tjera filantropike, për të planifikuar se si të trajtohet kriza e të pastrehëve. Rezultati ishte një strategji me tre drejtime, që përfshin ushqimin, strehimin, punën dhe arsimin.

Reperi ka filluar tashmë me pjesën e parë të planit, duke dhuruar 1000 vakte- një akt bujar që ai planifikon ta përsërisë. Me ndihmën e organizatave të ndryshme bamirëse, West kërkon të sigurojë ushqim për të pastrehët në të gjithë qytetin.

Objektivi i dytë i planit është të mundësojë  arsim, punë dhe strehim për shtresat në nevojë. Reperi i albumit “Donda” synon të përdorë kompanitë e tij për të siguruar nevojat thelbësore.

Së fundmi, Kanye shpreson të përdorë platformën e tij, si dhe korin e tij të ungjillit “Shërbimi i së Dielës” për të sensibilizuar lidhur me këtë çështje.