Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

11 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë e 700 mostrave.

 “Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941. Në total numri i rasteve aktive është 317”, thuhet në raport.