VIDEO virale e Bushatit/ Paloka: Ja çfarë i thashë Bashës në zyrë

Nga Edi Paloka

Shoh që është bërë virale një video e Andi Bushatit me Bashën. Të gjithë ata që nuk e kanë pëlqyer të vërtetën që ka thëne Bushati, i janë sulur jo asaj çfarë ka thënë, po prejardhjes se tij familjare (megjithëse gjithë këto vitet e fundit deri më 25 prill kur Bushati mbështeste Bashën, prejardhja e tij ishte e njëjta)!

Në fakt atë që ka thënë mbrëmë Bushati, unë ia kam thënë Bashës në zyrën e tij, ditën që u shpall publikisht “non grata” e Berishës. I kam thënë tekstualisht: “Ky nuk është një vendim kundër Berishës. Ky është vendim kundër teje si kryetar i PD. Eshtë kundër ne të gjithëve, që të ulim koken e Rama të rri i qetë!”.

Atë ditë Basha ishte dakord me mua dhe në fakt qëndrimi i tij i parë ishte i drejtë dhe nuk ndryshonte nga ai i Berishës: “më sillni prova, të mbaj qëndrim”. Prova nuk iu dhanë kurrë as atij, as dikujt tjetër, por Basha ndryshoi qëndrim, siç është shprehur vetë, nën kërcënim!

Më tej, pasi Basha shpalli largimin e Berishës nga grupi, ia kam kujtuar çfarë i kisha thënë, duke i shtuar se kështu “i shkove pas fijes atyre që duan shkatërrimin e PD”. Sigurisht ai nuk e pranoi këtë, por rezultati është i qartë sot!