Mashtrimi i Bashës/ Endri Hasa blen ndjekës virtual në Facebook. Ja prova

Zbulohet një tjetër mashtrim i deputetit Lulzim Basha, pas falsifikimit të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. 

Mbrëmjen e sotme Basha ishte i ftuar te emisioni 'Open', ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ishte te 'Opinion'. 

Dalja paralelisht në dy emisione në të njëjtën orë, solli edhe 'betejën' për audiencë televizive. 

Në 'real time' (ndjekësit në kohë reale) të Facebook, Basha qëndronte si më i ndjekuri, në krahasim me Berishën. 

Por e vërteta zbulohet shpejt. 

Nga një vëzhgim i Syrit rezulton se Basha i ka bërë llogaritë gabim, njësoj si 7*7=42 dhe kuptohet qartë se nuk e ka parashikuar një gjë të tillë në përfundim. 

Sali Berisha me 7 mijë ndjekës në kohë reale ka rreth 100 mijë shikues (views-a) në Facebook. 

Ndërsa Lulzim Basha me 13 mijë ndjekës në 'real time', ka vetëm 87 mijë shikues totalë të videos. 

Shifra totale nuk korrespondon në proporcion me atë në kohë reale. 

Dhe pikërisht këtu zbulohet blofi i Bashës.

Pikërisht të blerja e ndjekësve virtualë përmes platformave që ofron Facebook, detyrë e cila i është ngarkuar Endri Hasës. 

Pra, shifra e Bashës në kohë reale prej 13 mijë ndjekësash, është e rreme. 

Mirë që janë marifetet e rrjeteve sociale dhe profilet virtuale arabe e aziatike që i vijnë në ndihmë deputetit Basha, sepse demokratët atë e kanë braktisur tashmë.