Gjokutaj: Basha nuk meriton të jetë as deputet, të gjithë do i largohen

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Lulzim Basha nuk meriton të jetë as deputet.

Genc Gjokutaj theksoi se të gjithë do i largohen Bashës.

“Basha as deputet nuk e meriton, as me ligj, as kanun dhe asnjë rregull. Të gjithë do i largohen.

Përballë interesit tënd personal, nuk mund të bësh skandale me këto bravat, e janë episode e vepra penale, e pas kësaj, thërret edhe ambasadorët”, deklaroi Gjokutaj.