VIDEO/ Kapet në Durrës peshkaqeni dem, 3 m i gjatë, peshon 300 kg

Një peshkaqen i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Durrës.

Video që sjell Syri.net i përket një kamera sigurie të një peshkarexhe në Durrës.

Peshkaqeni i kapur është i llojit 'dem' dhe konsiderohet mjaft i rrezikshëm.

Specia e rrallë është kapur pranë gjirit të Durrësit (dje).

Peshkatarët mundohen ta ulin peshkaqenin 3 metra e afro 3 kuintalë, ndërsa për shkak të dallgëve, ka një moment frike nga peshkatarët (në botë njihen plot raste kur njerëzit janë lënduar apo plagosur rëndë nga kafshimet e peshkaqenëve gjatë vendosjes në barkë/peshkarexhë).