Mozzik dhe Tayna nuk flasin më?! Reperi i vendos ‘vulën’ thashethemeve

Prej kohësh në media është përfolur se marrëdhënia mes Mozzik dhe Taynës është krisur.

Dy nga reperët më të ‘IN’ të momentit sollën një vit më parë projektin “Edhe Ti” që rezultoi mjaft i suksesshëm.

 

Fakti që dyshja nuk ndiqen akoma në “Instagram” shtoi dyshimet se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.

Por si qëndron e vërteta?!

 

Si duket nuk është e vërtetë, pasi Mozzik i ka uruar ditëlindjen reperes me anë të një “Instastory” edhe pse nuk e ndjek atë në “Instagram”.

“Gëzuar ditëlindjen!

Shëndet, sukses e të mira!

#Pahallepaderte”, shkruan Mozzik tek urimi, postim ky që Tayna e ka ripostuar në shenjë falënderimi!