Zjarri djeg apartamentin në Fier, familja e kishte me qira…

Një apartament në katin e pestë të një pallati në Fier është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kastriot" të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës njofton se ka marrë njoftim rreth orës 02:52 për djegien e banesës.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe u konstatua se zjarri ishte në dhomen e gjumit.

Në fillim u veprua me fikse dore me pluhur pastaj u veprua me ujë për fikjen e plotë të zjarrit.

Banesa ishte në pronesi të shtetasit ne iniciale O.O, por aktualisht aty banonte një familje tjetër me qera.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.