‘Dhuna ndaj Vokshit dhe Kokalarit’/ Topalli: Gjuhë ordineri e fshehur përmes buzëqeshjes fallso

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli i ka reaguar ashpër ish-kryetarit Lulzim Basha, pas dhunës ndaj deputetes Albana Vokshit dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalarit.

Në postimin e saj në Facebook, Topalli shkruan se veprimi i Bashës është akti më i ulët që sipas saj mund të bëjë një ‘burrë’ dhe se Basha përmes buzëqeshjes falso fsheh kulturën e dhunës.

Gjithashtu Topalli theksoi se koha e tij ka mbaruar, pasi është shkarkuar nga 5000 delegatë.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

I pa afte per t’u turperuar!

Dhuna  verbale dhe fizike e  deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje.

Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;

Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:

Eshte sjellja prej  frikacakut   te dhunshem te mbushur me  ligesi.

Gjuha prej ordineri qe LB perdori sot kundra zonjave demokrate  eshte identiteti i tij

Koha jote mbaroi Lul!