Premier League kthehet në 'vatër infektimesh', anulohet një tjetër ndeshje

Premier League ka anuluar këtë javë një tjetër ndeshje për shkak të rritjes së infektimeve me Covid-19 .

Pas Tottenhem edhe Manchester United është kthyer në një vatër infeksioni të koronavirusit.

Disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë në testet e fundit, për këtë arsye Premier League ka vendosur zyrtarisht të anulojë duelin e të kuqeve përballë Brentfordit.

Emrat e futbollistëve nuk bëhen të ditur, por dyshimet nisën që në ndeshjen e kaluar kur Lindelof doli nga fusha për shkak të problemeve me frymëmarrjen.