FOTO/ Si të mbroni pemën e Krishtlindjes nga kafshët shtëpiake?
Të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake, e veçanërisht macet, e dinë se mbajtja e pemës së Krishtlindjes të zbukuruar dhe lexuar gjatë festave është një përpjekje e veçantë.
Fotot gazmore nga galeria tregojnë sesi pronarët i kanë ruajtur pemët e tyre me zgjidhje mjaft kreative.
Mbajtja e zbukurimeve dhe pemës së Krishtlindjes të paprekur gjatë sezonit të festave është një detyrë e lehtë nëse jetoni në një familje pa kafshë shtëpiake, por nëse keni një mace ose qen, mund të bëhet një mision i pamundur.
Duke qenë se dekorimet me shkëlqim janë veçanërisht tërheqëse për kafshët, është shumë e mundur që ato ta kthejnë pemën tuaj të Krishtlindjes në lodrën e tyre.
Nga pikëpamja e kafshëve tuaja shtëpiake, ju sapo keni vendosur një shtyllë gërvishtëse fantastike ose hapësirë për stërvitjen e kërcimeve lart, në varësi të shijes së kafshës shtëpiake.
Gjithsesi, ajo që vijon është një pemë e rrënuar e shtrirë në dysheme me stolitë e thyera kudo.
Lajmi i mirë është se me truket e thjeshta dhe disi qesharake të paraqitura në fotot në galeri, nuk keni më nevojë të zgjidhni mes një kafshe shtëpiake apo një peme fantastike Krishtlindjesh.