VIDEO-SYRI TV/ Plehrat ‘mbysin’ Durrësin, vazhdon masakra mjedisore

Në qytetin e Durrësit është rikthyer makthi i masakrës mjedisore, pasi mbetjet urbane prej më shumë se 2 javësh nuk pastrohen. Banorët e intervistuar ngrenë alarmin pasi situata është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.

SYRI TV

Durrësi vijon të mbetet nën pushtetin e mbeturinave.

Prej javësh mbeturinat ne qytetin bregdetar kanë krijuar kaos për qytetaret ku siç duket edhe nga pamjet, bashkia nuk ka marrë masa duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.

Qytetarët e intervistuar nga SYRI TV ngrenë alarmin pasi situata sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.

Mbeturinat në Durrës u kthyen në një shqetësim serioz gjatë stinës së verës pasi qyteti u mbyt nga pirgjet me plehra.