VIDEO-SYRI TV/ Bjeri t'i paguaj edhe pijet e tua’. Si nisi sherri i policit që përfundoi me vrasje

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur në një supermaket në zonën e Selitës në Tiranë, ku autor është oficeri i policisë, Arbër Sula.

Ndërsa vazhdojnë kërkimet për policin Sula, uniformat blu kanë ndaluar shokun e viktimës Orgest Drazhi, 36-vjeç.

Por si nisi sherri në market që përfundoi me vrasje?

Burime nga policia deklarojnë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t'i paguajë edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë 'nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua'.

Kjo ka sjellë acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar.

Siç shihet në pamjet e sigurisë, Jurgen Duka dhe agjenti i krimeve, Arbër Sula, debatojnë fillimisht brenda në një market që ka leje të punojë 24 orë.

Debati ka agravuar në përplasje fizike me Dukës dhe efektivit Sula ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri 29-vjeçarin.

Në videon e siguruar shihet edhe një punonjës i marketit në rrugën 'Irfan Tomini' i cili fillimisht tenton t'i ndajë personat që po përplaseshin fizikisht, por nuk ia del dot.

Pas krimit, agjenti i krimeve i cili ishte jashtë shërbimit, del me shpejtësi nga marketi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Jurgen Duka ishte në market së bashku me shokun e tij Orgest Drazhi.

Autori dhe viktima nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi.