Mbretëresha Elizabeth: Sekreti që përdor për të kapërcyer skandalet dhe vdekjet

Mbretëresha Elizabeth ka parë shumë skandale, zhgënjime, humbje në 95 vitet e jetës së saj.

Madje dhe më shumë kohët e fundit, duke nisur që nga largimi i princit Harry dhe Meghan Markle nga pallati, intervista e tyre e zhurmshme me Oprah, në të cilën ata zbuluan se Dukesha e Sussex donte të bënte vetëvrasje ndërsa ishte në Britani dhe deri tek humbja e bashkëshortit të saj Princ Filipit. 

 Në të njëjtën kohë, lajmet për jetën e të trazuar të Princit Andreas nuk u ndalën, duke kulmuar në miqësinë e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

 Por si e menaxhon Elizabeta gjithçka që ndodh pa u shembur? 

Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Një burim pranë pallatit i tha People Royals se mënyra se si Elizabeth e trajton atë që i ndodh është shumë e thjeshtë: ajo nuk i trajton të gjitha situatat së bashku për të mos e mbytur.

“Aftësia e saj për t'i ndarë problemet është e jashtëzakonisht e dobishme në jetën e saj. Në thelb, ajo i vendos gjërat në një kuti dhe thotë: 'Kjo mund të trajtohet të enjten'. Ajo nuk i lë gjërat ta mbysin. Ajo ka disiplinë mendore dhe kjo e ka ndihmuar në këto 70 vite. Ky sekret e ka ndihmuar atë të menaxhojë gjithçka që ndodh dhe nuk e ka lejuar atë të shembet. Kjo shpjegon edhe se si ajo mund të punojë ende në këtë moshë”  shprehet burimi.

Kjo është dhe arsyeja pse fytyra e Elizabeth është gjithmonë e lumtur, sipas burimit.

 “Ajo nuk duket sikur është dikush që jeta e të cilit po shkatërrohet. Natyra e saj flegmatike dhe 'amortizuesit' e saj janë të tillë që mund të përballojë pengesat. Më duket se mund të vazhdojë për një kohë të gjatë” , thotë burimi.

Si u përball me vdekjen e Filipit

Sally Bedell Smith, autore e " Elizabeth the Queen" është shprehur se Elizabeth ishte në gjendje të përballonte humbjen e Princit Philip sepse ajo në të vërtetë kishte kohë për t'u përgatitur. 

“Mënyra se si ai vdiq, kaq qetë, ishte një mënyrë e natyrshme, organike për t'u larguar. Dhe unë jam i sigurt se ajo kishte mjaft kohë për t'u përgatitur për këtë. ”, thotë autorja.