Anticikloni i azoreve garanton stabilitet të kushteve atmosferike në Shqipëri

Anticikloni i azoreve po dominon Europën qëndrore duke garantuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

E mërkurë, 15 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare dhe mjegull përgjatë luginave.  Era do të jetë me drejtim Veri me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.  

Temperaturat:

Zona malore       -4/5C
Zona e ulët          -1/14°C
Zona bregdetare  5/13°C

Kosova, e mërkurë,  15 dhjetor 2021

Moti do të jetë me mjegull, kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 5°C .

E enjte, 16 dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull përgjatë Jug-lindjes. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.  

Temperaturat:

Zona malore       -4/5C
Zona e ulët          -1/12°C
Zona bregdetare  4/13°C/ Sipas RTSH