ISTAT: Një rënie e mprehtë e lindjeve në Itali gjatë pandemisë

Gjatë pandemisë së koronavirusit, në Itali lindën dukshëm më pak foshnje se kurrë më parë, si rezultat i së cilës vendi ka një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në botë, njoftoi sot agjencia italiane e statistikave ISTAT.

Në janar 2021, dhjetë muaj pas ndalimit të rreptë të lëvizjes në Itali, u regjistrua lindshmëria më e ulët në atë vend.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, në janar 2021, lindën 5000 foshnja më pak, me një rënie prej 13,6 për qind.

ISTAT thekson se duket se një trend i tillë është i përhershëm, nëse kemi parasysh rënien e ndjeshme të numrit të të sapolindurve në muajt nëntor dhe dhjetor 2020.

Në pak më shumë se një dekadë, numri i të porsalindurve në Itali ka rënë me një të tretën. Ndërsa në vitin 2008 kanë lindur 576.659 foshnja, këtë vit kanë lindur 404.892.