VIDEO/ Pamjet kur Lefter Koka mbërrin në Policinë e Tiranës

Këto janë pamjet kur ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbërritur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku do të merret në pyetje në lidhje me akuzat ndaj tij.

Ish-ministri Koka u arrestua paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës, kur policia mbërriti dhe e shoqëroi për në ambientet e drejtorisë së Durrësit.

Lefter Koka dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk  janë bërë të ditur, u vunë në pranga në lidhje me skandalin e inceneratorëve.

Nga atje, ai është shoqëruar me makinë policie për në Tiranë, ku do të qëndrojë i ndaluar dhe do të përballet me akuzat.

Më poshtë keni pamjet e fotografit Malton Dibra të Agjencisë LSA.