Aksident me vdekje në Tiranë, motori përplas të moshuarin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryqytet.

Rreth orës 10:25, tek Brryli, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Ja njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak 

Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.