Real-PSG në Champions, Sergio Ramos për herë të parë si kundërshtar: S’di si do ta përballoj

Sergio Ramos do të rikthehet shumë shpejt në Madrid, këtë herë si kundërshtar i Realit, pasi “Los Blancos” do të përballen me PSG-në në Ligën e Kampionëve dhe mbrojtësi spanjoll do të zbresë në fushë me fanellën e francezëve.

I larguar këtë verë pas 16 vitesh me fanellën e Realit, Ramos pranon se rikthimi do të jetë emocionues dhe zbulon se ëndërron një rikthim edhe më të rëndësishëm, atë me fanellën e kombëtares spanjolle.

“Nuk e di si do ta përballoj rikthimin në ‘Santiago Bernabeu’, por e imagjinoj si një mbrëmje emocionuese. Megjithatë ëndërroj një tjetër rikthim, atë në kombëtaren spanjolle. Po punoj shumë dhe dua të vazhdoj të jap kontributin tim në fushë, megjithatë vendimi i takon trajnerit Luis Enrique”, u shpreh Ramos.