VIDEO/ Berisha komenton foton e Bashës: Në mjerim shpirtëror dhe i pashpresë. Aset i Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në 'Çim Peka Live' një foto të Lulzim Bashës nga konferenca për shtyp. 

Berisha tha se ky imazh tregon më shumë se sa komentet e tij; i pashpresë dhe në mjerim shpirtëror. Aset i Edi Ramës. 

"A mund ta kthesh pak atë fytyrën e tij në pozën e fundit. Ja, tani a ia vlen t'i kthesh përgjigje. Flet më shumë se e gjithë llogareja e tij e pafund. Është në mjerim shpirtëror dhe i pashpresë. Është aset i Edi Ramës, fat që e ka zgjedhur vetë. Ndaj si mund të flas unë për të kur ai me fytyrën e tij flet më shumë se çdo gjë që mund të them", u shpreh Berisha.