'Ka rrahur ish-kryetarë'/ Berisha: Basha dëshmoi se ka ndejtur sust nga frika! Duhet të mjekohet

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live, i ka kthyer përgjigje deklaratës së deputetit Lulzim Basha se Berisha i ka dhunuar, rrahur dhe thyer dhëmbët të gjithë ish-kryetarët e PD-së.

Sipas Berishës, Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndejt sust prej tetë vitesh, pasi ka përfyturuar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët.

Berisha: Sot ish-kreu Basha dëshmoi para shqiptarëve se pse ai ka ndejt sust para meje prej tetë vitesh. Ai duket se ka përfyturuar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për ti thyer dhëmbët. Ai pas kësaj duhet të mjekohet. Me këtë që thotë ai është rëndë. Këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale dhe pastaj peng dhe i sëmurë që i lejon vetës të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që nuk janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Sali Berishës, por unë kuptoj se ai ka ndejtur sust para meje se mund të grushtohej. Në tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin më të zellshëm të tij, ai thotë se PD ka qënë me dy kryetarë, por realisht PD ka qënë me vëtëm një kryetar dhe në rrafshin moral ai ka qënë vetëm Sali Berisha. Pasi në tetë vite, nga mëngjesi deri në darkë kam bërë avokatinë e çdo shqiptari.