Formacione zyrtare/ Roma-Spezia, Manaj dhe Kumbulla startojnë si titullar

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Roma – Spezia.

Roma luan në shtëpi kundër Spezia, në kuadër të xhiros së radhës në Serie A.

Kryeqytetasit kërkojnë tri pikët në një përballje ku së paku në letër shihen favoritë.

Ndeshja mes Romës dhe Spezia luhet në orën 20:45.

Te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku nga minuta e parë do startojnë dhe dy shqiptarët, Manaj dhe Kumbulla.