VIDEO-SYRI TV/ Basha humbet kontrollin, sulmon SYRI TV, revoltohen të gjithë gazetarët

Ish-kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka humbur totalisht qetësinë gjatë ditës së sotme duke shpërthyer në sulme e fyerje ndaj Syri Televizion dhe Syri.net. Ai ka fyer gazetarët e Syrit, por dhe të mediave të tjera duke thënë se “janë për bukën e gojës dhe skllevër të pronarëve”, deklaratë e cila ka ngjallur reagimin e të gjithë gazetarëve të pranishëm, por që në mënyrë qesharake u duartrokit nga deputetët e tij. Kryetari i shkarkuar ka sulmuar demokratët dhe liderin historik Berisha duke i cilësuar ‘llum’ dhe bolshevikë’.

Pasi qëndroi për 4 orë me radhë i izoluar në katin e dytë të Partisë Demokratike, ish-kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha ka humbur krejtësisht balancat duke shpërthyer në sulme dhe fyerje ndaj Syri TV dhe Syri.net.

I gjendur në vështirësi nga pyetjet e gazetares Ambrozia Meta për aksionet e Bashës ndaj bravave të dyerve apo për prezencën e blindave të Policisë së Shtetit rreth selisë së Partisë Demokratike, Basha ka humbur totalisht qetësinë dhe ekuilibrin duke sulmuar Syri TV. Ai ka avancuar fyerjet e tij se gazetarët janë për bukën e gojës dhe skllevër të pronarëve, deklarata që kanë ngjallur reagimin e të gjithë gazetarëve të pranishëm në konferencë, por që në mënyrë qesharake duartrokiteshin nga deputetët e tij.

I shqetësuar dukshëm nga prania e qindra demokratëve në selinë, e cila në 8 vitet e drejtuara prej tij ka qenë godina më e heshtur në Tiranë, kryetari i shkarkuar nga shpërthyer në sulme edhe ndaj demokratëve dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gafat janë të zakonshme për deputetin Basha dhe ato nuk kanë munguar as sot. I pyetur për hyrjen në selinë e Partisë Demokratike nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit, Basha e krahasoi këtë situatë me 21 janarin, duke harruar që në atë ditë ai ka qenë Ministër i Brendshëm.