'Mohoi publikisht dhe manipuloi vrasjen e Pjerin Xhuvanit’/ Shpërblehet prokurori Alfred Shehu
Këshilli i lartë i Prokurorisë emëroi në SPAK ish prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehun i cili mori famë pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi gënjeu publikisht kur mohoi gjetjen e materialeve zgjedhore në vendngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
Alfred Shehu, ishte me detyrë kryeprokuror i Elbasanit në 21 prill të këtij viti, kur në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu, së bashku me ish-drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu, gënjyen publikisht kur u pyetën nga mediat, se nëse në makinën e Xhuvanit ishin gjetur materiale zgjedhore.
Ish-prokurori e mohoi këtë fakt. Por duket se manipulimit të prokurorit I erdhi fundi disa ditë më pas, kur në sallë të gjyqit Shehu pranoi se në makinën e Kelmend Xhaferrit janë gjetur karta identiteti, lista, formularë patronazhistësh dhe mes të tjerash një sasi eurosh.
Në përfundim të zgjedhjeve, erdhi në vëmendjen e publikut ndryshimi mes dy deklaratave të prokurorit të Elbasanit, atë që tha në konferencë më gazetarët dhe të asaj që deklaroi përpara ligjit. Në media u botuan edhe fragmente nga dosja hetimore që paraqiti në sallë prokurori për vrasjen e Xhuvanit, ku përmenden materialet për shitblerjen e votës.
Prokurori Alfred Shehu ishte protagonist I padiskutueshëm që duke mohuar gjetjen e materialeve zgjedhore në vendngjarje,I ka shëbyer socialistëve në pushtet për të fshehur blerjen e votave. Vrasja e Xhuvanit shënoi përplasjen më të fortë mes grupimeve politike para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ngjarja impliki jo vetëm blerësit e votave të Partisë Socialiste, jo vetëm kriminelët e përfshirë në fushatën e PS-së së Elbasanit por edhe ndërhyrjet manipulative nga policia dhe prokuroria e qytetit. Menjëherë pas ngjarjes, pas shërbimit të kryer ndaj Socialistëve në pushtet, Alfred Shehu ka njohur vetëm ngjitje.
Ai pak muaj më vonë kaloi me sukses vetingun , përpara se të ngrihej në detyrë dhe të emërohej në krye të prokurorisë së Sarandës dhe tani si prokuror i SPAK.