VIDEO/ Berisha: Rama ia mbylli Bashës dosjen e pastrimit të parave, SPAK nuk e çoi në Gjykatën e Lartë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se SPAK nuk e dërgoi dosjen e Bashës për rekurs në Gjykatën e Lartë, duke akuzuar Ramës se ja mbylli dosjen.

‘Mbledhja e parë ngriti komisionet, vendosi të ndajë të deleguarit në degët që do të shkojnë për organizimin e referendumit.

Që të dy janë dhe do të mbeten deputetë të PD, kjo është parti e lirisë dhe po të duan e kanë dhe nenin e fraksionit aty. Unë e kuptoj që Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme jo vetëm me shqiptaren por dhe me belgët, po derisa të provohej fajësia në gjykatë, neni universal i prezumimit të pafajësisë vlen edhe për deputetin Basha.

Tani që është shndërruar në një pre e SPAK-ut se e morët vesh që nuk e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë, i akuzuar për larje parash, e mbylli Agaçi dhe nuk shkoi në gjykatën e lartë me urdhër të Edi Ramës.

Të mos ndodhte ky revolucion, do bënte çmos që SPAK-un ta anëtarësonte në parti, gjysma këtej çerekun andej’, tha lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.