FOTO/ Komisioni i Rithemelimit vendoset në selinë e PD, Berisha: Deputeti Basha të reflektojë

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i përbërë nga 29 anëtarë ka mbërritur mesditën e sotme në selinë e demokratëve.

Të shoqëruar edhe nga simpatizantë, lideri historik i demokratëve është shprehur se deputeti Lulzim Basha ka kohë deri në datën 18 Dhjetor për të reflektuar.

‘De facto komisioni ka aspektet e vet burokratike dhe politike, do t'i kombinojë të dy komisionet.

Në zyrën e Bashës nuk kemi punë.

Ne vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 duhet të mendojë dhe reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë  e Europës, ku kuvendi i anëtarëve triumfoi në mënyrë mahnitëse.

Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet, i barabartë sipas të barabartëve.

Ajo është firma e turpit, një firmë tjetër turpi e deputetit Basha, i cili padit në prokurorinë e tij dhe Edi Ramës, kolegët e tij.

Nuk ka akt më të padenjë’, - tha gjatë fjalës së tij lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.