‘Kafe Shqeto’/ Fundjava sportive në vend dhe në Evropë

Për të folur në lidhje me fundjavën sportive ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ gazetari i SYRI.TV , Alfred Guraj.

Gazetari u shpreh: 

'Pavarësisht se Air albania ishte i zënë me politike futbolli normalisht u luajt në fusha të tjera. Kampionati shqiptar këtë fundjavë ka zhvilluar dy prej pesë takimeve, dy takime të tjera zhvillohen sot. Ndërkohë që java e 13-të mbyllet ditën e nesërme, pra të martën me takimin mes Laçit dhe Tiranës. Dje kanë qënë dy takime interesante do t'i cilësojë unë, Vllaznia –Skëndërbeu e cila ishte një ndeshje që dhuroi emocione që përfundoi me fitoren e shkodranëve 2-0. Ndërsa takimi tjetër ishte Kastrioti kundër Egnatias ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për Kastriotin. Ishte një duel për mbijetese duke parë duke parë dhe renditjen mes këtyre skuadrave. Të dyja ekipet vinin pas rezultateve shumë negative. Egnatia vazhdon me rezultate negative pavarësisht se ndërroi dhe trajner'