Tu vuo fa l’armericano

Nga Luçiano Boçi/

Ka shpërthyer nje garë e shfrenuar fjalësh e klishesh, ashtu siç shpërthen moda, për të mbrojtur të pambrojtshmen.

Lexon vetëm: “…delegatë antiamerikanë!!!”; “Ky akti është proamerikan, ky është kundër…” “100% në datën X Amerika do të…” “Ato janë antiamerikanë”. “Po të dojë Amerika ne na bën fitues…” “Rezolutë…”.

Është një lloj amoku në mungesë të argumentave dhe parashtrimeve logjike.

Opinionistë e politikanë, nën një frenetizëm absolut, midis të cilëve njëri ndriçon më shumë me belbëzimet e tij mbi të gjithë, që hiqen si amerikanë të thekur e veshin veten me fjalë proamerikane thjesht se e kërkon moda, ose më saktë mbrojtja e paniku.

Dhe kujtojnë se këtu mbaron gjithcka dhe i vendoset kapaku çdo diskutimi.

Situata ka kaluar gati në grotesk.

E kjo më solli ndërmend këngën e famshme të Renato Corasones TU VUÒ FÁ L’ AMERICANO (Ti do (kërkon) të bësh amerikanin).

Është një këngë gazmore që stigmatizon ndjekjen e ekzagjeruar të mënyrës së sjelljes e jetës amerikane nga të rinjtë italianë (napolitanë) të viteve ‘60.

Kantautori i kujton me qesëndi që kështu bëhen qesharakë. Kjo nuk mjafton që ata të quhen amerikanë alias sot proamerikanë.

Tu abball' o' rocchenroll�Ti kërcen rokenrol�Tu giochi a baisiboll...�Ti luan bejsboll�Ma e solde pe' Camel�Po lekët për Camel (paketë cigare)�Chi te li dà ?�Kush ti jep?�La borsetta di mammà ! ?�Portofoli i mamasë

Në mënyrë të ngjashme këta “opinioniste” e harrojnë që amerikan në politikë nuk të bëjnë fjalët.

Amerikanizmi si kulm demokratik në fund fare, pavarësisht kërcimit rokenrol apo folklorik të fjalëve, pavarësisht se mund të luash sport me to, është një tërësi rregullash, parimesh, standartesh demokratike e lirie që duhen respektuar.

Mbi të gjitha, po nuk ndoqe “shpirtin e anëtarëve”, (borsetta di mamma) që të ushqen, të jep kredite pushteti e të drejtë “monetare” të flasësh, nuk je dot as amerikan e as proamerikan!!!!

Pale të lobohesh nga rusët e të imitosh keq Stalinin cfarë del!!!?

Përpiqen të bëjnë amerikanin e janë bërë qesharak në kulm!