Ermal Meta rrëfen pse nuk ka dashur të bëhet prind: Nuk doja kurrë të...

Ermal Meta e ka pranuar publikisht se marrëdhënia e tij me babanë ka qenë tejet problematike që nga fëmijëria.

Madje kantautori është shprehur se refreni i këngës me të cilën fitoi Sanremon i ka kujtuar pikërisht babanë të cilit ia dedikon thënien: “Ti nuk më ke bërë asgjë”.

                                               

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Verissimo” ai është ndalur sërish te raporti me të atin.

Artisti rrëfeu se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, pikërisht sepse ishte ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me babanë e tij.

 

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babanë tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Ka pak kohë tani, diçka brenda meje ka ndryshuar. Ndoshta, megjithatë. Nuk e di. Do t’ju thosha që po, do ta bëja, por nuk e di”- u shpreh ai.

 

Përballë Silvia Toffanin-it, e cila i kërkoi të tregonte një moment të 40 viteve të tij të jetës, ai i tha:

“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Për të shkruar duhet të zhvarrosesh brenda dhe ndonjëherë e lëndon shumë veten. Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin. Ti jeton me to , të bëjnë më të fortë. Kur vendos të bëhesh muzikant vendos të hapesh totalisht.

 

Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të mbetesha në sipërfaqe. Ndonjëherë mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk arrija te njerëzit. Pyesja veten: “Pse askush nuk më bën radhë? Ndoshta nuk ia vlen ose ndoshta nuk po jap diçka që vlen.” Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërisht dhemb. Ndodhi një mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto”.