Bashkim Jashari sot merr gradën Gjeneral-lejtnant

Prishtinë - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në një ceremoni të veçantë do të gradojë, Gjeneral-major Bashkim Jasharin me gradën Gjeneral-lejtnant. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneral-major Bashkim Jashari në gradën Gjeneral-lejtnant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari e ka pranuar detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor