Java hyn me stabilitet të motit

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të sjellë stabilitet të motit në vendin tonë në fillimin e javës.

E Hënë, 13 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta bore në Juglindje.  Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       -3/3C
Zona e ulët          3/11°C
Zona bregdetare  5/12°C

Kosova, e Hënë, dt 13 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta bore . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 4°C .

E Martë, 14 Dhjetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull përgjatë luginave.  Era do të jetë me drejtim Veri -lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.  

Temperaturat:

Zona malore       -6/2C
Zona e ulët          -1/11°C
Zona bregdetare  3/12°C/ Sipas RTSH