Real Madrid fiton derbin e Madridit dhe 'vret' garën për titull

Real Madridit triumfoi në derbin e Madridit ndaj Atletikos me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

“Los Blancos” e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të. Vinicius Junior hodhi topin nga krahu i djathtë dhe Karim Benzema e dërgoi sefrën në rrjetë.

Më pas Reali kërcënoi sërish, por gjuajtja e Vinicius në minutën e 38-të u ndal nga Jan Oblak.

Në pjesën e dytë, Atletico kërcënoi portën e Realit kur gjuajti Jao Felix në minutën e 50-të, por Courtois ishte në krye të detyrës, si në sulmin e radhës kur pengoi Matheus Cunhu të barazonte rezultatin.

Nga ana tjetër, Reali shfrytëzoi rastin e parë të pastër në pjesën e dytë dhe në minutën e 57-të, Marco Asensio shënoi pas asitit të Vinicus.

Në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat patën disa gjysmë raste, por rrjetat nuk u tundën rrjetën. Atletico pati rastin më të mirë për një gol nderi në 90+2 kur Felix gjuajti nga pika e bardhë, por goditi Courtois direkt në kokë.

Me këtë fitore Reali mbajti tetë pikë avantazh nga Sevilla e vendit të dytë.

Rezultati dhe golashënuesit:

Real Madrid - Atletico Madrid 2: 0 (Benzema 16', Asensio 57')