Agron Loka: Nuk njoh vendimet e deputetit Basha, jam kryetar i PD Fushë Krujë

Kryetari i degës së PD në Fushë Krujë, Agron Loka deklaron se nga dita e djeshme nuk njeh asnjë vendim personal të deputetit Lulzim Basha.

Ai thotë se vazhdon të jetë kryetar i degës së Fushë Krujës, detyrë të cilën ia kanë besuar demokratët.

Postimi

Nga dita e djeshme nuk njoh asnjë vendim personal të deputetit Basha. Do vazhdoj të jem kryetar i PD Fushë Krujë deri sa të kem besimin e demokratëve që më kanë votuar.

Të bashkuar do ia dalim!