EMRAT/ Kryesia e shkarkuar nga Kuvendi, Bashës nuk i shkojnë në mbledhje 12 anëtarë

12 anëtarë nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha pasditen e sotme.

Të gjithë kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e ditës së sotme në 'Air Albania'.

Gjatë mbledhjes Basha u shpreh se ata që nuk kanë ardhur ndihen të vetëshkarkuar.

Ndërkohë kujtojmë se edhe Kryesia u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar në mbledhjen e sotme. 

Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Bashës:

Edi Paloka

Belind Kelliçi

Ivi Kaso

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Oerd Bylykbashi

Flamur Noka

Ervin Minarolli

Ledina Mandia

Tomorr Alizoti