Vrasja e trefishtë në Kosovë, në pranga babai dhe dy djemtë, zbulohet shkaku i ngjarjes

Policia e Kosovës njoftoi pasditen e kësaj të shtune se ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në fshatin Gllogjan, ku u sulmua me breshëri kallashnikovi një autobus me nxënës. 

Në pranga kanë rënë H.M dhe dy djemtë e tij. 

Të tre dyshohet se kanë lidhje me vasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Shënjestër e atentatorëve ka qenë dyshohet se ka qenë drejtuesi i autobusit.