Balliu: Demokratët mbartin vlerat e Azem Hajdarit dhe jo të peng-Bashës

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka folur ditën e sotme në Kuvendin historik të Partisë Demorkatike, nga ku ka akuzuar Lulzim Bashën se ka bërë pazare në kurriz të demokratëve.

Sipas Balliut, demokratët kanë moralin e Azem Hajdarit jo moralin e një pengu si Basha.

Balliu: Të nderuar demokrat dhe demokrate

I nderuar doktor profesor Sali Berisha

Është krenari dhe privilegj që jam sot në këtë kuvend historik jo thjesht prej datës por sepse për herë të parë mblidhet një kuvend nga baza nga ajka trupi zemra dhe shpirti i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha shiti kauzat e opozitës unazën teatrin dhe kauzen e të gjithë shqiptarëve me pazare  të turpshme për përfitime financiare.

Nuk do ketë me pazare në kurriz të demokratëve sot flet Partia Demokratike sot flasin delegatët sot flet Partia Demokratike.

Demokratët kanë moralin e Azem Hajdarit jo moralin e një pengu. Nëse sulmon ofendon një demokrat, Lul Basha do përballesh me të gjithë ne.

Ata që duan vlerat dhe parimet amerikane janë sot këtu ndërsa ata që kërkojnë të përdorin Amerikën për interesa personale janë bunkerizuar në zyra ku mban era depresion.

Sëbashku me rithemelimin e Partisë Demokratike ne do të rithemelojmë pluralizmin duke larguar pengun dhe pengmarsin e tij.

Zoti i bekoftë demokratët dhe Partinë Demokratike.