ARRSH thirrje shoferëve: Lëvizni me zinxhirë, ulni shpejtësinë

Autoriteti rrugor shqiptar u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke reduktuar shpejtësinë. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin . Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut Qarkullimi ka vazhduar normalisht.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.