Masat ndaj pandemisë në Kosovë/ Bizneset: Protestojmë më 15 dhjetor, masat e ndalimit me standard të dyfishtë

Dy përfaqësues të bizneseve në Kosovë, duke folur në Skype në emisionin Ekonomi Plus nga moderatorja Klaudja Karabolli në Syri Tv, thanë se qeveria e Kosovës po i privon padrejtësisht, për shkak të situatës së pandemisë.

Hysen Sogojeva dhe Afrim Muqiqi, dy përfaqësues të bizneseve të gastronomisë dhe të hotelerisë thanë se ndaj tyre po mbahen masa ndaj Covid, edhe pse ndaj biznesve të tjera nuk ka masa.

Po ashtu, ata thekson se masat e ndalimit janë me standard të dyfishtë.

Hysen Sogojeva: Ne si Odë e Kosovës dhe organizatat e tjera kemi vendosur të protestojmë më datë 15 dhjetor 2021 në sheshin Skënderbej në Prishtinë, kërkesat tona janë reale që duhen plotësuar nga qeveria e Kosovës. Ne protestojmë për masat ndaj koronavirusit. Është thënë se kur të vaksinohen 50 a 60 përqind e popullsisë nuk do ketë masa ndaj koronavirusit, pastaj pse të kemi kufizim të orarit.

Afrim Muçiqi, Anëtari i Odës së Hotelerisë në Kosovë:  Kemi pasur komunikim me institucionet e Kosovës, sepse aktiviteti ynë është ndaluar padrejtësisht, të gjitha bizneset lejohen,  përjashto biznesin që ne e përfaqësojmë. Kemi ardhur në përfundimin që më datë 15 të jetë një vendim për të gjithë njësoj, sepse edhe ne jemi qytetarë të Kosovës.

Zv kryeministri nuk është në Kosovë na është thënë, por bashkëpunimi duhej vazhduar, sepse ministrja e Ekonomisë është këtu, sepse masat janë të pakuptimta, se sanksionohen biznese të veçanta si dasmat, ahengjet dhe të infektuarit janë ulur ndjeshëm, mbi 60 përqind e popullatës janë vaksinuar e ndaj situata është pa kuptim.