FOTOLAJM/ Partia e vulës mesazhe kërcënuese dhe diversione delegatëve

Edhe pak orë nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD, Lulzim Basha duket se nuk ka të ndalur në luftën e tij me demokratët duke u munduar t'i trembë dhe frikësojë.

Pak minuta më parë, Basha i ka dërguar SMS në telefon delegatëve me anë të numrave të ‘call centre’ (mesazhet anonime nisen nga kompjuterat e kunatit) duke i keqinformuar në lidhje me marrëdhëniet e PD me SHBA.

Ky mesazh po i shkon çdo delegati në telefonin e tij vetëm disa orë nga mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Instrumente të kësaj natyre duan të trembin demokratët në mënyrë që pjesëmarrja e nesërme në Kuvendin Kombëtar të mos jetë ajo që tashmë është shprehur masivisht. 

Lulzim Bashën e tremb vullneti i shumicës absolute të demokratëve dhe që Kuvendi i ditës së nesërme do të demonstrojë fuqinë e 5200 delegatëve dhe mijëra demokratëve të tjerë që do të jenë të pranishëm në stadiumin 'Air Albania'.   

Në teksin e dërguar, lexohet se 'SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasojat për PD nëse ndjek një të shpallur non grata'. 

Ja mesazhi që iu është dërguar delegatëve: