Pas 100 mijë euroshit, Iliri i shpreh ‘dashurinë’ Sabianit: Dëshira ime e parë është të të kem ty

Raporti i ngushtë që është krijuar mes Ilirit dhe Sabianit duket se dita ditës forcohet më shumë.

Banorët kanë shkruar të gjithë dëshirat e tyre për festat e fundvitit dhe Iliri ka treguar dëshirën e tij të parë me zë.

 

Teksa ishin të dy të ulur në ambientin e ndenjes në shtëpi, Iliri i drejtohet Sabianit duke i thënë se dëshira e tij e parë është që ta ketë të fundit në shtëpi.

Të paktën vetëm për Vitin e Ri shprehet ai.

 

Iliri: Dëshira ime e parë është të të kem ty të paktën deri për Vitin e Ri, do e them me zë…

Kujtojmë se më herët ka qenë Sabiani, ai i cili i ka shprehur konsideratën dhe dashamirësinë që ka kundrejt Ilirt, duke thënë se ai ishte 100 mijë euroshi i tij.