Si falsifikuan Basha dhe Bardhi emrat e delegatëve, manipulohet lista e Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit

Leximi i emrave të pretenduar si firmëtar për Kuvendin e 18 dhjetorit ka rezultuar në një skemë manipulimi të paster nga drejtuesit aktual të Partisë Demokratike.

SYRI TV ka konsultuar listën e delegatëve të disa prej degëve të Partisë Demokratike dhe përmasat e mashtrimit janë evidente.

Dega e Partisë Demokratike të Lezhës në Kuvendin Kombetar të muajit korrik ka patur 168 delegatë, por mbremjen e sotme rezultuan të kenë firmosur 258 delegatë.

Pra, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi, i bie të ketë manipuluar plot 90 mandate delegatësh vetëm për degën e Lezhës.

Matematika e Luzim Bashes dhe Gazment Bardhit nuk ka zhgënjyer as për degët e tjera.

Kështu dega e Shkodrës në Kuvendin e 17 korrikut ka patur 275 delegatë, por nga leximi i sotëm rezultojnë të kenë firmosur 389 delegatë, pra manipulim me plot 114 mandate. 

Në degën e Durrësit në Kuvendin e korrikut kanë qenë 243 delegatë, por sonte u lexuan emrat e 308 delegatëve të pretenduar, pra manipulimi është në nivelin e 65 mandateve. 

Ajo që ra në sy gjatë leximit të emrave nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe zëdhënësja e Partise Demokratike Ina Zhupa ishte fakti se emrat e delegatëve të pretenduar u lexuan pa përmendur funksionet e tyre në strukturat e Partisë Demokratike. 

Manipulimi me emrat e delegatëve

Dega Lezhë në korrik kishte 168 delegatë

Bardhi deklaroi se Lezha ka 258 delegatë

Shkodra, 275 në korrik, lexohen 389 emra

Durrësi, 243 në korrik, lexohen 308 emra