Qenka e vërtetë! ‘Ezel’ konfirmon se Kivanç Tatlitug do bëhet baba

Prej kohësh është përfolur se Kivanç Tatlitug do të bëhet baba, por aludimet e mediave aktori i ka hedhur poshtë shpeshherë.

Megjithatë duket se këtë herë lajmi është i vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar Kenan Imirzalioglu.

 

Teksa fliste për bashkëshorten e vetë që është shtatzënë, Kenan u ndal edhe tek Kivanç.

“Kemi folur me Kivançin. Ai është shumë i lumtur dhe i emocionuar, që po vjen në jetë qenia më e bukur në botë. Kivanç do jetë një baba shumë i mirë. Po marrim këshilla nga njëri-tjetri”- tha aktori.