Floriana Garo-Bardhit: 25 prilli ishte betejë për mua! Mesa duket, për ty jo!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi në fjalën e mbajtur sot ka përmendur edhe emrin e zëdhënëses së Foltores së Sali Berishës, Floriana Garos.

Bardhi tha se Floriana Garo nuk ka dhënë asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Në lidhje me këtë deklaratë të Bardhit, ka reaguar edhe Floriana Garo.

Garo thekson se 25 prilli ishte betejë e madhe për të, e mesa duket për Gazmend Bardhin nuk ka qenë e tillë.