U ndëshkua me karton të kuq në Real-Inter, Barela kërkon falje për reagimin ndaj gjyqtarit
Interi humbi ndaj Real Madridit në Champions me rezultatin 2-0.
Përtej rezultatit, ajo që bëri më shumë bujë ishte kartoni i kuq i Barelës.
Mesfushori u dënua me karton të kuq pas një sjelljeje naive ndaj Militaos.
Reagimi i lojtarit pas përfundimit të ndeshjes ka bërë bujë në mediat e ndryshme.
Barela shkoi të takonte gjyqtarin Feliks Bryzh pas ndeshjes, duke i kërkuar falje për reagimin e tij.
“Nuk e di se çfarë do të vendoset, por kërkoj falje për reagimin që bëra. Nëse duan të më skualifikojnë vetëm për një ndeshje, atëherë do të isha dakord”, është shprehur lojtari.