", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/December/10/auto_a101639132568.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

FOTO/ E pazakontë, ylli i Premier League i vendos qenit emrin e shokut të skuadrës

Ylli portugez i Manchester City, Bernardo Silva, ka bërë një veprim që po komentohet shumë nëpër rrjetet sociale.

Bernardo ka vendosur ta quajë qenin e tij John, në shenjë respekti e dashurie për miqësinë e tij me John Stones, që e ka shok skuadre.

Këtë e ka konfirmuar edhe Kyle Walker, duke shkruar në Instagram:

“Vetëm Bernardo do ta quajë qenin e tij John”.

Më pas, edhe vet Bernardo konfirmoi se qeni i tij quhet John, për shkak të Stones.

“Ne donim të kishim një qen dhe atë quajta sipas shokut tim, John Stones, pasi jemi shumë të afërt dhe unë gjithmonë i thosha se nëse do ta kem një qen, do ta quaj John”, tha Bernardo.