Shehu: PD, partia më pro amerikane dhe europiane në Shqipëri

Deputeti i PD Tritan Shehu, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë.

Shehu theksoi se Escobar vuri në dukje se Amerika nuk do humbë raportet me PD. Sipas Shehut, kjo deklaratë bën të ditur edhe njëherë se Partia Demokratike është partia më pro amerikane e më pro europiane në vendin tonë.

“Vizita e Gabriel Escobar ishte normale, ai shte në Shkup, tani në Tiranë, është vizitë normale, për të diskutuar problemet e rajonit, ishte pozitive nxitja e rajonit për rrugën europiane e amerikane, të integrimit, por varet si realizojmë ne këto inspirata. PD është partneri i parë me SHBA, është forca politike më pro amerikane dhe pro europeiste që ekziston në Shqipëri.

Që kur jemi themeluar si parti në vitin 1990, kemi qenë pro perëndimorë, kemi bashkëpunuar me BE, NATO dhe kulmi ishte vizita e George Bush në krah të Sali Berishës. Escobar konfirmoi afrimin e PD me SHBA. Escobar takoi Bashën se Lulzim Basha është aktualisht kryetari, për shkak se përfaqësuesit e SHBA takojnë kryetarin e partisë, nuk merret me individë të veçantë”, deklaroi Shehu.