VIDEO-SYRI TV/ Raportet nxijnë vendin, Shqipëria kampione e korrupsionit

Shqipëria mbetet kampione e korrupsionit në raportet e partnerëve si SHBA e BE. Edhe këtë vit dita ndërkombëtare kundër korrupsionit e gjen Shqipërinë të njollosur si nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian apo FMN. Në raportet e tyre të fundit këta partnerë e kanë cilësuar korrupsionin në Shqipëri si fenomenin shqetësues që po mban peng zhvillimin e vendit.

Nga SYRI TV

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Shqipëria mbetet një nga vendet në top listën e raporteve ndërkombëtare. Nga partnerët kryesor të Shqipërisë, është evidentuar vazhdimisht se korrupsioni mbetet një nga fenomenet më shqetësuese, që mban peng zhvillimin e vendit.

Por nëse do tu hedhim një sy raporteve për këtë vit, rezulton se Shqipëria, ka mbetur në vendnumëro në mos me tregues të përkeqësuar në luftën kundër korrupsiomnit.

Raporti më i fundit i DASH thekson se korrupsioni në Shqipëri vazhdon të minojë shtetin e së drejtës. Sipas këtij raporti, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Tek shembujt përfshihet  një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge. Edhe pse Kushtetuta ka parashikuar një gjyqësor të pavarur, presioni politik dhe korrupsioni ka ndikuar edhe ne një gjykimin e drejtë.

Por jo vetëm DASH por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh Shqipërinë si një vend me probleme të mëdha ku korrupsioni mbetet pengesë kryesore për zhvillimin. Sipas FMN zbatimi i strategjisë së autoriteteve kundër korrupsionit ka qenë I ngadaltë.

Problemet e mëdha me korrupsionin në vendin tonë janë vënë në dukje edhe nga Bashkimi Evropian në Progres raportin e këtij viti. Komisioni Eurpian theksoi në raportin e muajit tetor që korrupsioni vijon të mbetet problem shqetësues si dhe rekomandimet në këtë aspect nuk janë zbatuar plotësisht.

Rekomandimet e raportit të fundit vjetor janë zbatuar vetëm pjesërisht. Përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten drejt konsolidimit të një historiku të konfiskimit dhe konfiskimit të pasurive kriminale, si dhe krijimin e një historiku të fortë në luftën kundër korrupsionit. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze. Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara, duke nxitur ende një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të Shtetit.

Por jo vetëm institucionet zyrtare të SHBA e BE, por edhe organizma të ndryshme ndërkombëtare e kanë listuat Shqipërinë si kampione e korrupsionit.